Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte i ftuar në emisionin “Provokacja” foli edhe për policinë. I pyetur nga gazetari Nano, ministri i Brendshëm tregoi se cili është problemi që ka policia sot.
Pjesë nga intervista:
Mustafa Nano: Cili është problemi i Policisë sipas jush? Policia është në një proces Vetting-u. Juve ju shqetësojnë më shumë policët e pa zot, në terma profesional, apo policët e korruptuar?
Ministri Xhafaj: Policët e korruptuar, absolutisht. Midis një polici shumë të aftë dhe të korruptuar dhe të një polici më pak të aftë, por të ndershëm, unë zgjedh këtë të dytin. Pa asnjë hezitim. E kam bërë këtë zgjedhje sot që flas.
Mustafa Nano: Jeni i sigurtë për këtë gjë?
Ministri Xhafaj: Jam shumë i sigurtë.
Mustafa Nano: Me një fjalë, jeni i sigurtë që kjo është më mirë?
Ministri Xhafaj: Absolutisht jam i sigurt. Jam i sigurt, sepse mungesa e integritetit tek polici është shumë e dëmshme. Së pari, për efiçencën e vetë Policisë. Për aftësinë e Policisë në kryerjen e misionit të saj. Për raportin që Policia ka me qytetatin dhe për raportin që Policia ka me krimin dhe për besueshmërinë e qytetarëve te Policia.
Diskutime rreth kësaj post