Pas nisjes së hetimeve disiplinore ndaj prokurorëve dhe transferimit të tre prej tyre nga kryeprokurorja Arta Marku për shkak të refuzimit për të punuar me dosjen “Shullazi”, ata janë perplasur fizikisht me eproren e tyre Donika Prela.
Pak orë pasi janë njohur me hetimin disiplinor të nisur kundrejt tyre, 10 prokurorët kanë shkuar të enjten pasdite rreth orës 18:00 dhe janë futur me force në zyrën e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Donika Prela për të kërkuar shpjegime se përse janë penalizuar dhe transferuar në detyre.
Prela nuk i ka pritur koleget e saj dhe u ka kërkuar që të dalin jashtë, madje ajo ka kërkuar edhe ndihmen e forcave të rendit. Burime bëjnë të ditur se ka pasur tone të larta, fyerje mes prokuroreve deri tek degjenerimi i situatës në përdorimin e grushtave dhe shpullave mes drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Donika Prela dhe një prokuroreje.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
“Prokurorët nuk kanë pse bëjnë sherr, por të presin mandat arresti për Arta Markun, e cila po dhunon Kushtetutën! Për të hetuar nuk marrin urdhër!” shkruan ai në FB.
Diskutime rreth kësaj post