everia do të marrë deri 500 milionë euro borxh duke emetuar eurobond në tregjet financiare ndërkombëtare. Afati maturimit është 5- 10 vjet dhe sipas qeverisë vlerësohet si mënyra më e mirë për të plotësuar nevojat për financim për dy vitet në vijim dhe për të zëvendësuar borxhin e marrë po me eurobond në 2015.
Për t’i hapur rrugë këtij operacioni financiar parlamenti miratoi me procedurë të përshpejtuar një ligj i cili lejon Ministrin e Financave që në emër të shtetit shqiptar të riblejë një pjesë të eurobondit të mëparshëm prej 450 milionë eurosh të emetuar në 2015 dhe që maturohej në 2020.
Borxhi i ri do të përdoret edhe për të rinovuar eurobondin e mëparshëm. Komisioni i ekonomisë u mblodh me urgjencë gjatë kohë kur paralelisht po zhvillonte punimet dhe parlamenti. Interesi për eurobondin e fundit ishte 5,75% ndërsa për emetimin e ri qeveria është në pritje të ofertave dhe shpreson në interesa më të ulëta.
Kjo është hera e tretë që Shqipëria emeton eurobond, për të marrë borxh në tregjet kapitali. Kësaj radhë synohen zgjerimi i aksesit duke u futur edhe tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Eurobondi skedulohet si borxh i jashtëm, ndërkohë deri në 2020 Shqipëri parashikon që të ulë borxhin publik në 63.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto nga 70 për qind që ishte në fund të vitit të kaluar.
Video:
Diskutime rreth kësaj post