Emisioni “7 pa pesë” në Vizion Plus pati këtë të hënë një të ftuar sa të veçantë aq edhe interesant. Gregor Rama, djali i kryeministrit Rama prezantoi pak ditë më parë në galerinë FAB ekspozitën e tij të parë personale “Fidem”. 28-vjeçari po ndjek rrugën e babait të tij duke ardhur gjithnjë ndryshe nga të tjerët. Përballë moderatores Pranvera Borakaj, në një rrëfim të rrallë tregoi pasionin e tij më të madh por jo vetëm kaq, jetën e tij, synimet, dëshirat, pëlqimet, marrëdhëniet me familjen, vëllain e vogël Zahon dhe Edin, për të cilin thotë se pas shumë vitesh nuk është çudi te thonë: “E shikoni atë , ai është babai i Gregut”.
Greg përshëndetje urime dhe suksese! Një instalacion vërtet interesant! Sa kohë t’u desh që të punoje për këtë instalacion?
Ishte një punë që nuk e prisja të zgjaste kaq shumë. Ka zgjatur le të themi diku tek 4 muaj. Është bërë një punë intensive dhe të them të drejtën, jam me fat që përzgjodha Vladimir Myrtezajin si kurator. Jam me fat që ai e pranoi ta kuronte këtë vepër.
Një ish-pedagogun tënd?
Po, por jo vetëm, pasi Vladi ka një miqësi me babin tim pastaj u miqësuam edhe bashkë. Bashkëpunimi ishte shumë pozitiv. Baza e kësaj vepre është besimi. Unë pata besim tek ai, dhe ai tek unë dhe besoj se ja kemi dal.
Sa beson Gregu?
Ku?
Sa beson tek njerëzit?
Më shumë seç duhet.
Tek Zoti?
Plotësisht!
Ku beson më shumë?
Besoj tek vetja ime.
Sa ndikon gjendja shpirtërore në artin tënd?
Ndikon plotësisht. Në çdo detaj, në çdo moment.
Është një formë e shprehjes për të pasqyruar atë gjendjen shpirtërore që të krijon diçka?
Patjetër që po! “Një portret i pikturuar me ndiejnë nuk është portreti i atij që pozon, por i atij që pikturon”, ka thënë Oscar Wilde.
Kjo është ekspozita e parë e jotja personale, por në fakt edhe para katër viteve në Berat keni marrë pjesë në një tjetër ekspozitë.
Ka qenë një ekspozitë e përbashkët.
A dëshiron të ndryshosh diçka nga ajo që ke bërë?
Nëse do t’i rikthehesha sërish kësaj, nuk do të ndryshoja.
Këto janë punët e tua që publiku i ka parë, por kam përshtypjen që ka shumë punë të tjera që ti i ke mbajtur për vete, apo për një rreth të ngushtë. Kur u rikthehesh atyre në një moment të caktuar, mendon se mund t’u rikthehesh sërish pasi ti tani mendon ndryshe ndoshta më ftohtë pasi kalojnë disa kohë?
Ne nuk notojmë dy herë në të njëjtin ujë apo në të njëjtën rrymë. Kështu që në momentin që krijohet diçka: qoftë një shkrim, një fotografi, një film, vizatim apo çfarëdo. Ne jemi deri diku të vetëdijshëm dhe nëse do t’i rikthehesha më vonë, do ishte sikur të bëje me hile.
Shqipëria e 2018 për një të ri 28 vjeçar, si të duket?
Është pak komplekse.
Çfarë të irriton më shumë në Shqipërinë e 2018?
Trafiku. E vetmja gjë për të cilën nuk më merr malli.
Çfarë të gëzon më shumë në Shqipërinë e 2018?
Më pëlqen natyra e Shqipërisë, kemi natyrë të jashtëzakonshme, mendoj se jemi me shumë fat që e kemi këtë natyrë.
Këto shigjeta që për fatin e mirë nuk më kapin, janë për në lule të ballit apo për prapa shpine?
I janë drejtuar armikut. (hahahaha)
Në ekspozitën tënde Edi Rama nuk ishte ndoshta edhe për shkak të angazhimeve politike. Je konsultuar me te?
Ftesa e parë që kam çuar ka qenë për babin.
Ishte ftesë me zarf apo me gojë?
Ishte një ftesë në “WhatsApp”. Nuk e çova me zarf sepse e kisha me padurim që ta çoja me zarf. Ai nuk erdhi se kishte një angazhim politik, por siç e thash dhe më sipër unë besoj se ai do vijë .
Ekspozita e parë personale. Do të doje që të ishte?
Do ishte akoma më mirë që të ishte. Por si ta them “me qetësi dhe dashuri”…
A je konsultuar me të gjatë ndërtimit të ekspozitës?
Jo fare!
Kjo është marrëdhënia që ke me të, ti e tregon diçka pasi e ke krijuar apo konsultohesh me të gjatë kohës që krijon diçka?
Në këtë rast unë nuk u konsultova sepse kisha një dëshirë për t’ia bërë surprizë. Jo vetëm atij, por kujtdo, dhe duke thënë që besimi nuk më mungon e mora përsipër këtë risk dhe nuk u konsultova me asnjë njeri.
Si i keni marrëdhëniet?
Marrëdhëniet i kemi shumë, shumë mirë.
E urren politikën?
Nuk kam asnjë urrejtje as ndaj politikës as ndaj atyre që merren me politikë. Sigurisht që është një profesion i vështirë që kërkon shumë sakrificë. Unë nuk merrem me politikë, por me aq sa kam kuptuar kërkon një angazhim të pandërprerë. Duhet të jesh gjithmonë i fokusuar dhe nuk është e lehtë.
E di që është retorike kjo pyetje. Por sa ka ndikuar politika jo në jetën tënde, por në artin tënd?
Unë frymëzohem krejtësisht nga peripecitë e të përditshmes dhe sigurisht gjërat janë relative. Dhe sigurisht që jam motivuar dhe nga politika ashtu dhe nga shumë gjëra të tjera.
Unë e nisa prezantimin duke thënë se geni i artit është shumë i fortë tek ti. Fakti që je djali i Edi Ramës dhe që dhe gjyshi yt është marrë me art, sa ka ndikuar? Duhet të jesh në të njëjtën linjë?
Unë jam shumë krenar për prindin dhe për gjyshin. Dhe unë në fakt do të doja që të gjithë vizitorët të më mirëkuptonin tek pjesa që ta shikonin veprën të pavarur nga unë dhe jo të ndikuar nga emri dhe mbiemri im. Sepse kjo tashmë është e pavarur nga unë.
Atë se çfarë artisti ka dashur të transmetojë përmes kësaj vepre, jo emrin e artistit që ju thatë.
Kjo do ishte ideale. Sepse kur shikojmë një punë që nuk është shumë e mirë; ose më saktë dhe jo shumë të mirë; do të themi: më pëlqen kjo, por jo duhet të ishte dhe më mirë. Dhe pastaj lexojmë që ok, kjo është vepra e Pikasos le të themi. Dhe hop tërhiqen, Dhe këtë dua të evitojë në këtë rast. Dua që publiku të distancohet nga emri dhe mbiemri im.
Të vjen keq që ti ke punuar gjatë, është arti yt, është mundi yt. Të vjen keq qe themi Gregu djali i kryeministrit. Ndikohemi nga pjesa pas?
A më vjen keq! Jo, jo. Për mua do të jetë një arritje, do të jetë një sukses, më vete, kur të vijë ajo ditë e të thonë: e shikoni atë aty, ai është babi i Gregut!
Sa mire. Më pëlqeu shumë kjo.
Është e vështirë, por jo e pamundur. Unë kam besim.
Do më tregosh pak për raportin me mamanë tënde?
Mami është njeriu që dua më shumë në jetë!
Konsultohesh me të?
Sigurisht që konsultohem. Mami është shumë paqësore dhe shumë motivuese. Madje ka qenë ajo që në fillim, kur unë kam qenë i vogël, kur isha fëmijë 2 vjeç, ajo u pati thënë njerëzve që Gregu do të bëhet artist. Ndërkohë që unë u rrita, unë nuk e kisha fare qëllim që të merresha me art me thënë të drejtën. Por pastaj si duket, ndjeva adrenalinën të atillë, aq sa nisa të merrem me këtë punë.
Të ka stimuluar për t’u marrë me art?
Po më ka stimuluar shumë!
Do më tregosh dhe pak për marrëdhënien me Zahon?
E kam pikë të dobët! E kam pikë të dobët! Është një fat i madh që ai erdhi në jetë.
E kam parë herë pas here që shkon në galeri apo muze. Ka ardhur E ka parë ekspozitën?
S’ka ardhur akoma pasi ishte bashkë me babin në Amerikë. Kur te vije , do ta marr me vete do t’i mbyll dyert edhe dua që ai ta shikojë këtë ekspozitë vetëm për vete.
Është i interesuar mbi jetën tënde se çfarë bën? Është kjo marrëdhënia intime mes vëllezërve pavarësisht se diferenca në moshë është e konsiderueshme?
Sigurisht. Ai është një djalë shumë inteligjent. Madje çdo ditë që kalon ai duket se bëhet më inteligjent. Është shumë i vëmendshëm, i dashur, shumë i qetë. Tani nuk dua të ndikohem nga marrëdhënia ime apo dashuria ime për atë, por mua më duket një nga djemtë më inteligjent për moshën që ka. Mbase edhe ngaqë e dua shumë.
Do na tregosh pak edhe për jetën tënde tani? Si është përditshmëria jote?
Përpiqem që të mos përsëris dy herë të njëjtën ditë.
Ja del?
Herë ja dal, herë nuk ja dal dot. Kalon bukur, me shoqërinë…
Ke shumë shoqëri?
Shoqërinë e kam të ndryshme. I kam të gjithë. I kam të shpërndarë.
Cilat janë pasionet e tua? Të lexosh, të dëgjosh muzikë, të eksplorosh Shqipërinë…
Më pëlqen shumë të udhëtoj dhe të eksploroj Shqipërinë.
E njeh Shqipërinë?
Këtë doja të thoja… Nuk mendoj se e njoh të gjithën prandaj dua ta eksplorojë dhe pak më shumë.
A do hapet ekspozita jashtë?
Shiko, unë këtë ekspozitë përzgjodha ta bëja pranë Universitetit të Arteve ku unë jam rritur, jam formuar. Por e mendova si pikënisje se këtu duhet të fillonte. Dhe pastaj ky është një proces që nuk i dihet. Mund të bëj ekspozitë tjetër po këtu, po sigurisht që mund edhe të ekspozohej edhe jashtë Shqipërisë.
Herë pas here shkruan. Ne të kemi parë shumë pak në media ose në rrjetet e tua sociale. I hedh impresionet e tua në letër?
Po.
Ke shumë kujtime?
Po.
Mund të kemi një libër shënimesh?
Së shpejti. E kam menduar një gjë të tillë. Një përmbledhje të të gjitha shkrimeve. Disa janë më të menduara, më të strukturuara e disa më spontane. Por që kam akoma kohë si të thuash me këtë përballje me publikun.
Ke menduar për një ekspozitë të radhës? Është në planet e tua?
Patjetër! S’keni parë gjë akoma.
Video:
Diskutime rreth kësaj post