Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në Facebook, duke përdorur një shprehje të Nelson Mandelës në të cilën thuhet: “Budallenjte shtohen kur te mençurit heshtin”,Vasili thotë se ky është rasti i kryeministrit i cili sipas tij perfaqeson ate produkt te mjere, qe shtohet,kur te mençurit heshtin.
“Kryeministri ka zgjedhur te jete Hamza Kastroti ne vitin e Skenderbeut.
Nelson Mandela thoshte: “Budallenjte shtohen kur te mençurit heshtin”.
Ky eshte rasti i Kryeministrit tone, varferia vajtuese e fjalorit dhe ideve te tij eshte bere nje lende e pare pafund e humorit mbarepopullor.Thjesht kryeministri perfaqeson ate produkt te mjere, qe shtohet,kur te mençurit heshtin.
Ky kryeministri si vajtim intelektual thote:
“Air Albania” është një vepër kuqezi, kombëtare, një fryt i arrirë në këtë që për ne është viti i Gjergj Kastriotit.”
Po nese Skenderbeu eshte viti i shenuar i yni pse nuk u quajt Skenderbe ky avioni,por Lasgush ????
Skenderbeu,Gjergj Kastrioti nuk iu tremb kerkujt edhe perandorise me te madhe te kohes, qe ishte perandoria otomane.
Po Edi Rama nga kush trembet??Apo ka zgjedhur te beje Hamza Kastriotin.Duket qarte qe ate po ben.
Le ta gezoje kryeministri edhe rolin e qelbur te Hamza Kastriotin,le ta gezoje edhe fatin edhe damken e turpit, qe e shoqeroi per qindra vjet” – shkruan Vasli në facebook.
Diskutime rreth kësaj post