Unë kujtova se je deputet o Myslim!
Nga Mentor Kikia
Dje, shkëmbeva një replikë me një komentues në FB. Myslim Murrizi quhet dhe paguhet si deputet.
Iu drejtova me gjithe seriozitetin dhe respektin që meriton një njeri, duke shprehur një pikëpamje timen që nuk përputhej me të tijën.
Pavarësisht se rrjetet sociale janë një pazar i madh, unë e ruaj etikën e komunikimit, me këdo.
Replika lidhej me ngjarjen e Divajkës.
Unë padyshim kërkoja që të hetohet ajo që ndodhi atje, ku një njeri i pafajshëm desh humbi jetën.
Por nuk isha dakord me gjuhën e një ligjvënësi ndaj policisë që e quante atë grup terrorist, banditë me uniformë etj.
Por Myslimi ishe lëshuar pas kësaj ndaj meje dhe “disa” gazetarëve, më keq se ndaj policisë.
Lehës me pagesë, sahanlëpirës, vegla, plehra, me nder gazetarë, e duke na (më) mallkuar që të na bjerë në shtëpi e familje ajo që i ndodhi familjes në Divjakë etj etj.
O Myslim, unë replikova, sipas standartit tim, duke menduar se ti je deputet.
Dhe deputet për mua do të thotë njeri me nivel, intelektual, qytetar, e të tjera fjalë të “huaja” si këto.
Por kur pashë reagimin tënd, i dhashë të drejtë një kolegut tim që më tha: Po ti me Myslimin gjete të merresh, s’ke punë tjetër?
Diskutime rreth kësaj post