Policia e Vlorë ka arrestuar sot dy persona të cilët dyshohet se janë autorët e vjedhjes së disa dyqaneve dhe banesave në këtë qytet.Sipas Policisë arrestimi i tyre u bë pasi më datë 15.09.2018, në lagjen “24 Maji” këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.K, në të cilin kanë marrë kasën fiskale me disa para.
Njoftimi i plotë
Kapen në flagrancë autorët e vjedhjes së një dyqani. Dy te arrestuarit të dyshuar edhe për vjedhje të tjera. Seksioni për Krimet pranë Komisaritatit të Policisë Vlorë, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve: A.Z., 17 vjeç, banues në Vlorë. F.B., 16 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 15.09.2018, në lagjen “24 Maji” këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.K, në të cilin kanë marrë kasën fiskale me disa para. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera regjistruar si më poshtë:
– Më datë 08.05.2018 – vjedhje banese,
– Më datë 27.06.2018 – vjedhje banese,
– Më datë 06.08.2018 – vjedhje dyqani,
– Më datë 09.08.2018 – vjedhje në rrugë.
Vjedhje për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post