Ish-kryeministri Sali Berisha kërcënoi pak ditë më parë se ishte i gatshëm ta rrëzonte qeverinë edhe me grusht shteti.
Të tilla thirrje të përsëritura janë hapur në kundërshtim me ligjin, por edhe mungesa e reagimit institucional ndaj tij është gjithashtu e përsëritur.
Për avokatin Spartak Ngjela ai ka shkelur Kushtetutën me Kodin penal dhe duhet të hetohet.
Kodi Penal në nenin 223 e ka përcaktuar qartë se çdo thirrje për dhunë dënohet deri në 3 vite burg.
Për këtë arsye, avokat Ngjela tha në një prononcim për gazetën Sot se Berisha duhet të arrestohet.
“Çfarë grusht shteti do bëjë ai aman. A e keni parë sesi është bërë ai, apo jo? Ai duhet të arrestohet. Këto janë budallallëqet e Saliut nga frika e reformës. Nuk bën dot grusht shteti ai. Grushti i shtetit do gjë reale, kolonelë, ushtri, ku i ka këto ai budalla. Askush nuk i shkon më pas”, tha avokati Spartak Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post