Prej mëse një jave në politikën shqiptare përveç akuzave dhe kundër akuzave për lidhje me krimin dhe bandat, po “vlonte” edhe çështja PDIU, pasi kryetari i kësaj force politike Shpëtim Idrizi njoftoi se do të takonte kreun e PD, Lulzim Basha për t’iu bashkuar koalicionit opozitar.
Dhe sot pas një takimi që ka zgjatur rreth 60 minuta mes dy krerëve të partive, Idrizi dhe Basha kanë njoftuar se zyrtarisht PDIU është pjesë e opozitës së bashkuar dhe nismave të saj për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
“Dua të ndaj këtë lajm me gjithë shqiptarët. Është konkluduar me sukses marrëveshjen me PDIU. Opozita është më e fortë me bashkimin e gjithë aktorëve. Pas takimit me PDIU ne i shërbejmë interesit të qytetarëve. Opozita e bashkuar ka sot një mision jetik për çdo familje shqiptare. Të largojmë një orë e më parë aleancën e pushtetit me krimin që ka zaptuar institucionet dhe të çlirojmë vendin nga synimi i bandave. Të ofrojmë mundësi për të gjithë përmes parimeve dhe lirisë së sipërmarrjes. Bashkëpunim ynë do shtrihet në të gjitha fushat, më tepër shkëputjen e krimit nga politika. PD ka qenë dhe mbetet e angazhuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Do garantojmë të drejtët e pronës për të gjithë shqiptarët e Camërisë”, tha Basha.
Ndërkohë Idrizi theksoi se opozita e bashkuar tani duhet t’I ofrojë shqiptarëve një alternativë që ngjall shpresë, të ndalë eksodin masiv të të rinjve dhe të rrëzojë qeverinë e lidhur me krimin.
“Sot jemi pjesë e opozitës së bashkuar, pasi përballë një mazhorance arrogante dhe krimit në rritje e braktisjes së vendit nga shqiptarët, kemi nevojë për një opozitë fortë. Jo thjeshtw dhe vetëm reflektive ndaj pushtetit, por të kemi alternativën tonë, të vendosim shtetin ligjor dhe t’i japim shpresë shqiptarëve”, tha Idrizi.
Diskutime rreth kësaj post