Nga Ilirjan Blloshmi
Myslim Murrizi, jeton si, aga e kjo fal pozicioneve qe ka pasur ne adminstraten e shtetit shqiptar.
Komiku Ervin Salijani jeton si aga, e kjo fal babait te tij qe ka qene kryeter komune.
Gjithashtu Salijani jeton si aga dhe per faktin se ka punuar ne Bashkine e Tiranes.
Te dy keta deputetet (nese do ishim ne nje vend ku do vlersoheshe meritokracia, keta as ne komunale nuk punonin dot) qenkan ngritur nga Tirana, ju paskan hypur makinave BMW, Benz-it, dhe paskan beftur ne nje familje ne Lushnje, qe eshte bastisur nga policia.
Lexova statusin e Myslimit dhe ne 8 rreshta kishte perdorur 23 fjalen bandit, 18 here fjalen polici bandite, 30 here fjalen kriminele.
Une njoh shume police qe jetojne, ne limitet e mimimumit jetik.
Njoh police qe nuk cojne dot femijet ne shkolle sepse nuk kane mundesi.
Njoh police qe ikin me biciklete ne pune.
Kam njohur police qe kane kryer vetevrasje per arsye ekonomike.
Nuk njoh asnje politikan te shkoje ne pune me biciklete, nuk ka bere asnje politikan vetevrasje, nuk kam degjuar se e bija e filan politikani eshte mire me mesime por babai nuk ka mundesi ta coje ne shkolle.
Mos i sulmoni policet, qe jane shtresa me e vuajtur qe ne kemi.
Merruni me politike, sulmoni Xhafen, Ramen, Bashen, Berishen.
Keta levizin me makina, cojne femijet e tyre neper shkolla te mira.
Nderrojne me shpesh BMW sesa corapet.
Mos u merrni me policet, mos i quani kriminele, mos i quani vrases, mos i quani maskarenj.
Gjithesecili prej tyre del ne mengjes dhe nuk e di nese do kthet ne shtepi.
Politikanet jane ata qe na sjellin kete zullum.
Diskutime rreth kësaj post