Rreth 2500 lindje në vit kryhen në maternitetin e Durrësit, numër ky që nuk ka pësuar rritje në dekadën e fundit.
Por ajo që të bie në sy është numri i lartë i nënave që kryejnë lindje prematurë. Çdo ditë në repartin e Reanimacionit në këtë maternitet gjenden deri në 10 foshnja, të cilat marrin trajtim nga ekipi i mjekëve për lindje para kohe.
Shefja e Neonatologjisë, Dhurata Beshello, në një intervistë për “News 24” tha se shkaqet e lindjeve prematurë janë të shumta, duke nisur nga ndotja e ambientit, deri tek qetësia që duhet t’i sigurohet nënës dhe bebes për një lindje të shëndoshë.
Këtë vit materniteti i Durrësit është pajisur e dy inkubatorë të rinj, duke e çuar në 8 numrin e tyre, për të gjitha bebet që kanë nevojë për t’i mbijetuar lindjeve prematurë.
Ekipi i mjekëve në maternitetin e Durrësit po përballet me shumë vështirësi edhe përsa i përket mungesës së stafit, pasi prej vitesh nuk janë emëruar mjekë të rinj në këtë maternitet.
Diskutime rreth kësaj post