Haxhi Lika, 78-vjeçari që u qëllua në kokë gjatë operacionit të djeshëm të policisë në fshatin Remas të Lushnjës ka folur sot nga spitali.
I moshuari ka rrëfyer ngjarjen dhe ka thënë se është qëlluar nga policia teksa vishte pantallonat, raporton “BalkanWeb”.
Zoti Haxhi mund të më shpjegosh çfarë ndodhi mëngjesin e djeshëm në shtëpinë tuaj?
Dëgjova një zhurmë, atje ishte policia.
Çfarë po bënit ju?
Unë isha duke veshur pantallonat drejt dritares, se ishte dritarja drejt krevatit dhe më qëlloi policia.
Keni armë?
Po kam një armë.
E keni prekur me dorë ditën e djeshme
Jo se kam kapur.
Pse e rrethoi policia shtëpinë tuaj?
Nuk e dimë, erdhën dje e na shqetësoi.
Keni pasur probleme me policinë?
Jo, asnjëherë.
I njihni shtetasit Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu?
Jo nuk e njoh asnjërin prej tyre.
Diskutime rreth kësaj post