Partia Demokratike nuk ndal denoncimet për atë që e quan si përfshirje të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj në biznesnin e lojerave të fatit. Sipas Enkelejd Alibeaj, kompania pas të cilës qëndron vëllai i ministrit Xhafaj, ka 10 fishuar fitimet gjatë viteve të qeveriesjes socialiste.
ENKELEJD ALIBEAJ
NËNKRYETAR I KOMISIONIT TË LIGJEVE
I fshehur pas identitetit të dy anëtarëve të tjerë të bandës, të dënuar në të njëjtin proces në Itali, Agron Xhafaj, ia ka dalë që, menjëherë pas ardhjes në pushtet të të vëllait Fatmir Xhafaj, të zgjerojë aktivitetin e kompanisë së basteve me shtimin e 2176 pikave të reja në të gjithë Shqipërinë. Nga 1 milionë dollarë ne vitin 2014 të ardhurat e kompanisë së basteve të vëllait të Ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në 4 vjet, duke shkuar në 10 milionë dollarë në vitin 2017.
Sipas demokrateve kjo pasuri marramendës e detyron Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të refuzojnë vettingun e politikanëve. Selia blu pretendon se kryeministri ka frikë të pranojë për vete të njëjtat standarde qe perdoren për gjyqtarët, prokurorët dhe policët.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post