Klevi Lika, një nga personat e arrestuar pas bllokimit të 3.4 milionë euro të mbërritura në dy “Toyota” në Portin e Durrësit në 23 qershor 2018, kërkon të lirohet nga qelia.
Lika ka depozituar një kërkesë tek Krimet e Rënda ku kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me atë të “detyrimit për paraqitje”.
Sipas burimeve, i dyshuari ka kërkuar ndryshimin e masës për të pasur mundësi të ndjekë studimet.
Kërkesën e tij Lika djali i Eduart Likës pronarit të kompanisë që transportoi makinat me trajler e bërë nëpërmjet avokatit Saimir Visha me argumentin se ai dëshiron të ndjek studimet në klasën e 11. Këresa e parashikuar për tu shqyrtuar këtë të premte u shty për mungesë të prokurores Dolores Musbelliu dhe do të shqyrtohet më 18 shtator.
Lika dhe katër të bashkëarrestuarit me të, babain Edi Lika, Arben Ceka dhe Alban Mollaymeri po hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzat e “pastrim të parave”, “armëmbajtje pa leje” dhe “falsifikim të monedhave” në formën e “grupit të strukturuar kriminal”.
Diskutime rreth kësaj post