Gazetari Artan hoxha ka zbërthyer me detaje të gjithë operacionin e zhvilluar sot nga forcat RENEA për të kapur dy persona të rrezikshëm në fshatin Remas të Divjakës.
Por përveç kësaj Hoxha ka zbuluar dhe detaje të reja për bandat në Lushnje.
“Nuk kemi të bëjmë me hasmëri të vjetra, por kemi të bëjmë me një grup të ri shumë të fuqishëm në qytetin e Lushnjes.
Qëllimi primar i këtij grupi ka qenë trafikimi i narkotikëve dhe që ta bëjnë më lirshëm këtë ata spastrojnë të gjithë zonën dhe në mënyrë që të zotërojë të gjithë qytetin.
Ata po blejnë bizneset e mëdha dhe po mundohen të zotërojnë edhe fushën më fitimprurëse në Lushnje, atë të fruta-perimeve”,- u shpreh Artan Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post