Partia Demokratike ka zbardhur sot skemën sesi vëllezërit e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, Olsi Rama dhe Agron Xhafaj, me mbështetje politike të fuqishme, po pastrojnë dhe përfitojnë para nga lojërat e fatit:
– Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës nëpërmjet lojrave të fatit, të kontrolluara nga vëllezërit e tyre.
– Fatmir Xhafaj bllokoi në komision ligjin e lojrave të fatit për 8 muaj për interes të kompanive të vëllait Agron Xhafaj, të fshehura pas emrave të dy anëtarëve të bandës. ?
– Kompania e Agron Xhafajt me Ecobet, Eurolive etj janë shtuar me 2176 pika që nga viti 2014.
– Kompania e ortakut të Olsi Ramës me firmën e Edi Ramës do të fitojë miliona euro nga koncesioni i monitorimit të sistemit online të lojrave të fatit.
– Lidhja me krimin e organizuar dhe aktivitetin kriminal të pastrimit të parave të krimit, arsyeja e vërtetë pse Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj refuzojnë vettingun e politikanëve.?
Jorida Tabaku: “Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës nëpërmjet lojërave të fatit.
Dy njerëzit më të pushtetshëm të vendit, kanë ofruar mundësi korruptive dhe mbrojtje politike për vëllezërit e tyre. OlsiRama dhe Agron Xhafaj në fushën e bixhozit dhe të lojërave të fatit.
Fatmir Xhafa si kryetar i Komisionit të Ligjeve në vitin 2015 bllokoi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit në qytete duke detyruar që të dalin nga tregu biznesmenë të ndershëm dhe të suksesshëm, që kishin mbi 25 vite, për t’i përqëdnruar lojërat e fatit në dy ose tre duar.
Lojërat e fatit jo vetëm nuk u mbyllën por u shumëfishuan nën presionin e kryetarit të atëhershëm të Komisionit të Ligjeve.
Të gjithë e mbajnë mend sherrin e papreçedentë të Fatmir Xhafës, me drejtuesen e atëhershme të Lojërave të Fatit, LunedaSufali.
Ky sherr përfaqësonte interesat e dy bandave për zotërimin e tregut të lojërave të fatit.
Fatmir Xhafaj e bllokoi për tetë muaj në Komisionin e drejtuar nga ai ligjin, derisa bënë marrëveshje për ndarjen e tregut të bixhozit.
Ndonëse ligji u paraqit për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve në prill të vitit 2015, Fatmir Xhafaj, si kryetar i Komisionit të Ligjeve e bllokoi atë deri në nëntor 2015, duke e bërë atë ligjin që ka qëndruar më gjatë në Komisionet parlamentare në historinë e Parlamentit.
As Ligji i Pronave, as Ligji për Pensionet, as Buxheti i Shtetit, as Ligji për Arsimin e Lartë, madje as ndryshimet Kushtetuese për Reformën në Drejtësi nuk kanë marrë tetë muaj kohë nga nisja në shqyrtim deri tek miratimi në parim.
Për ligjin e Lojërave të Fatit, siç edhe Fatmir Xhafaj e pohon vetë, gjatë mbledhjes, ka kryer negociata private me Ministrin e Financave të asaj kohe.
Unë kam këtu proces-verbalet e takimit të Komisionit të Ligjeve, ku zoti Xhafaj e pohon diçka të tillë.
Negociata sekrete midis Xhafajt dhe Ministrit të Financave prodhojnë ndryshimet më të mëdha që favorizojnë biznesin e bixhozit, jo gjatë diskutimeve 8 mujore, por në seancën plenare gjatë miratimit të tij.
Nga 200 m distancë, qeveria përgjysmoi në 100 m largësinë e pikave të bixhozit nga shkollat dhe institucionet fetare,
Nga 23% tatim mbi fitimin bruto u ul në 15% tatim mbi fitimin e realizuar.
Është fakt se mbështetja e Qeverisë ndaj bixhozit katërfishoi pikat e basteve nga 920 në 4200.
Sot në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë ka më shumë dyqane bastesh dhe kazino sesa librari apo dyqane ushqimore. Shumë prej tyre kanë lidhje me klanin mafioz Xhafaj.
Ja përse Fatmir Xhafaj ka pasur interes direkt në bllokimin prej tetë muajsh të Ligjit të Lojërave të Fatit.
ENKELEJD ALIBEAJ, NËNKRYETAR I KOMISIONIT TË LIGJEVE
Rreth 4 muaj më parë Partia Demokratike publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Agron Xhafaj është dënuar me burg në Itali për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe GramosMurataj, të dënuar, gjithashtu, për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge.
Ky është vendimi i gjykatës italiane ku vërtetohet se vëllezërit Besnik dhe GramosMurataj janë pjesë e bandës së Agron Xhafës, të arrestura dhe dënuar në Itali për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge.
Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj, janë pronarë të dy kompanive të basteve. Njëra prej kompanive, ITGSA është më e njohura ne tregun e bixhozit dhe njihet me disa emra si Ecobet, Eurolive.
Për këta dy të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, duhet të kishte vepruar Ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Por deri tani ligji nuk ka vepruar për kompaninë e rregjistruar me emrin e dy trafikantëve të drogës, pasi anëtarët e bandës së Agron Xhafajt janë fasada që fshehin pronësinë reale të Agron Xhafës mbi këtë kompani.
Nga vitit 2015 deri ne vitin 2018, Ecobet, Eurolive, nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të Fatmir Xhafës brenda 5 vjetëve ka shumëfishuar aktivitetin ne tregun e bixhozit, duke hapur 2176 pika të reja bixhozi.
Të dhënat – në grafik- tregojnë qartë se shtimi i pikave të bixhozit ka nisur gjatë operacionit Fundi i Marrëzisë, duke vazhduar me periudhën kur Fatmir Xhafaj bllokoi ligjin për llogari të grupit kriminal Xhafaj.
Fatmir Xhafaj me vëllanë e tij Agron Xhafaj, dhe Edi Rama me vëllanë e tij OlsiRama ortak në kompaninë e konçesionitkorruptiv të lojrave të fatit janë provat e qarta si funksionon në praktikë lidhja mes pushtetit dhe krimit të organizuar që kontrollon lojrat e fatit.
Koncesioni i monitorimit online të pikave të basteve i siguron OlsiRamës miliona euro fitim, sepse i vëllai kryeministër detyron me ligj pikat e basteve të bëjnë pagesën e mirëmbajtjes së sistemit tek kompania monopol e tij, që pastron paratë e krimit të organzuar dhe korrupsionit.
Shqiptaërt e kanë parë se si Edi Rama i trembet vetingut të politikanëve njësoj si dekriminalizimit dhe nuk pranon që për politikanët të zbatohet i njëjti standart i përcaktuar për gjyqtarët, prokurorët, punonjësit e Policisë dhe Gardës së Republikës.
Është kjo lidhje me krimin e organizuar dhe aktivitetin kriminal të pastrimit të parave të krimit, arsyeja e vërtetë pse Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj refuzojnë vettingun e politikanëve.”
Foto:
Video:
Diskutime rreth kësaj post