Një 25-vjeçar shqiptar dhe tre persona të tjerë kanë rënë në prangat e policisë Italiane, nën akuzën e kultivimit të drogës.
Në pranga përfundoi Denis Nuredi, banues në këtë zonë, një shtetas italianë dhe dy shtetas rusë, banues në Itali.
Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 220 bimë marijuane me lartësi mbi 1 metër e 80 cm dhe deri në 3 metër, me një peshë të përafërt 250 kg e fshehur mirë mes pemëve të shumta të kumbullave në një hapësirë bujqësore prej 3 hektarësh. Shqiptari Nuredini ishte kujdestar i plantacioneve.
Vlera e drogës nëse do të shitej në tregun me pakicë, kapte shifrën e 500 mijë eurove.
Diskutime rreth kësaj post