Çuni i Fahri Balliut, Klevis Balliu kërkon besimin e shqiptarëve për ta besuar atë dhe të gjithë “skuadrën” e Partisë Demokratike.
Ai garanton se demokratët do ta bëjnë vendin si gjithë Evropa nëse rrëzojnë kryeministrin Edi Rama.
Refuzimi i PS për Vettingun në politike është refuzim ndaj interesit kombëtar për pastrimin e politikës nga mafiozët në Parlament, pastrimin e tempullit të demokracisë nga hajdutët e parave të shqiptarëve.
Të jetë e qartë për të gjithë.
Nëse nuk pranohet Vettingu në politikë brenda hapësirave ligjore, do të bëhet Vettingu në politik nga sovrani.
Me çdo kusht dhe me çdo çmim.
Koha e pallavrave politikë ka marrë fund.
Partia Demokratike nuk ka kohë për të humbur me teknikalitetet e qeverisë.
Shqipëria nuk ka kohë për të humbur me justifikimet e qeverisë.
Sot kemi kohë vetëm për Vetting.
Sot është koha për të pastruar Shqipërinë nga bandat dhe hajdutët të veshur me kostumet e politikës”, thotë Balliu.
Ndërkohë, më poshtë në postimet e tij në Facebook ai shton: “PD sot duhet të marrë në dorë fatet e vendit dhe të çojë deri në fund ëndrrën e Azemit, ëndrrën e të gjithë shqiptarëve: “Shqipëria si gjithë Evropa”
Diskutime rreth kësaj post