Diçka e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në koncertin e parë të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Ndërsa ajo ishte duke performuar në skenë në qytetin e Shanghait, gjërat duket se nuk kanë shkuar shumë mirë në sallë, ku ishin të pozicionuar fansat.
Sikurse është bërë e ditur, disa nga fansat janë detyruar me dhunë të dalin jashtë, ose iu është ndaluar të kërcejnë.
Shkak për këtë është bërë fakti, se sigurimi ka ndërhyrë tek fansat, të cilët valëvisnin flamujt e komunitetit LGBT.
Një gjë e tillë në Kinë nuk është ilegale, por ka shumë grupe kundërshtuese, dhe që ende po mundohen ta ndalojnë përhapjen e LGBT.
Madje gjatë koncertit të Duas, fansat janë detyruar të ulen dhe ta shikojnë këngëtaren, ose të dalin nga salla.
Dua menjëherë më pas ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka shprehur keqardhjen e saj të madhe dhe ka rrëfyer se ndihet e mërzitur në lidhje me atë që ndodhi pikërisht gjatë koncertit.
Video:
Diskutime rreth kësaj post