20-vjetori i vrasjes së pishtarit të demokracisë, Azem Hajdari bëri bashkë shumë politikanë.
Në ambientet e Plazës, në Simpoziumin dhe Ekspozitën “Endrra e Azemit: Shqipëria si Europa” u bënë bashkë shumë personazhe të politikës ku sigurisht nuk mungoi as Presidenti Ilir Meta.
Mirëpo Meta ka lëshuar një batutë pa e ditur ndoshta se kështu goditi një politikan të PD.
Presidenti rrëfeu, duke i referuar një citimi të vetë ish deputetit Hajdari, se në atë kohë, Azemi ishte aq i njohur e popullor sa më shumë njerëz mblidheshin kur i binin gomat atij se sa mblidheshin në mitingjet e disa politikanëve.
Këtë batutë të ’96-ës , koha kur Tritan Shehu u zgjodh kryetar i PD. Por edhe pse Shehu ishte në krye të PD, njerëzit donin dhe njihnin Azemin si udhëheqës të kësaj partie.
Në këtë kontekst, për të sulmuar Tritan Shehun Azemi tha edhe batutën e famshme, që më shumë njerëz i mblidheshin atij kur i binin gomat e makinës në Qafë-Krrabë se sa disa politikanëve (duke nënkuptuar kështu Shehun).
Pikërisht këtë batutë citoi Meta sot por ndoshta pa ditur se kështu po godiste deputetin e PD, raporton newsbomb.al.
Nga ana tjetër, të vjetërit e PD që sigurisht e dinin historinë e kësaj batute ia plasën gazit.
Diskutime rreth kësaj post