Vettingu ka “prerë” një tjetër kokë këtë të mërkurë, atë të prokurores së Apelit të Shkodrës Besa Nikëhasani.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të mbajë në fuqi vendimin e marrë në shkallën e parë nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili disa kohë më parë vendosi të shkarkojë nga detyra prokuroren.
KPA e ka dhënë verdiktin këtë të mërkurë duke e quajtur tashmë zyrtarisht Nikëhasanin një ish prokurore.
Diskutime rreth kësaj post