“Nuk e kam përdhunuar unë vajzën time. Gënjen ish-gruaja bashkë me vajzën që të më marrin shtëpinë”.
Kështu deklaron nga burgu i Vaqarrit Qirjako Nakuçi, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën tij për 16 vite rresht.
Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër e hapur’ në ‘Neës24’ 61-vjeçari pohoi se ishte i pafajshëm dhe se nuk e kishte prekur kurrë me dorë vajzën.
Ai tha se vajza kishte dashur të qëndronte vet me të në një banesë dhe jo me nënën. Nakuçi mohoi akuzat e ish-vjehrrit të tij që ndodhet në studion e emisionit.
Po ashtu ai akuzoi live ish-gruan dhe vajzën se gjithçka po bëhet për t’i marrë shtëpinë. Mes të tjerash ai lëshoi akuza kundër Policisë se kjo e fundit e ka dhunuar fizikisht, ndërsa e ka detyruar sipas tij që të firmosë deklaratën se e kishte përdhunuar vajzën.
“Dua të them se gjyshi i vajzës, ish-vjehrri im duhet të përgënjeshtroj ato që thotë. Unë gjatë gjithë vitet i kam mbajtur vet fëmijët me hekura dhe kanaçe.
Edhe pse ato duhet t’i mbante vet vajza se unë kam mbajtur. Kur është dhënë lajmi se unë kam përdhunuar vajzën 9 vjeç, nuk ishim ndarë. Si ka mundësi që nuk ia ka thënë vajza se unë e kam përdhunuar.
Në dhjetor vajza ishte 10 vjeçe pa tre muaj. Kur u ndava unë me gruan, vajza u la në shtëpi tek gjyshi për dy muaj. Përmes vajza nuk ua tha gjyshit dhe nënës, tezeës dhe policisë që unë e kisha përdhunuar.
Më vonë duke u ngjitur më lartë se unë kam pasur marrëdhënie seksuale me vajzën. Deri në 2012 thuhet se unë kam lënë shtatzënë vajzën, po si ka mundësi se aty ka qenë dhe djali dhe vajza tjetër.
Vajza e vogël iku me dëshirë të festonte tek nëna vitin e ri, dhe më pas djalin. Vajza e madhe që pretendon se unë kam bërë seks me të, ka kërkuar që të jetonte me mua. Gruaja dhe vajza qe e bëjnë me të bëjnë mua me turp. Duan të më marrin atë copë shtëpi. Këtë e di gjithë lagja, edhe shteti.,
Unë nuk kam ushtruar dhunë asnjëherë. Policia më rrahu dhe më detyroi që të firmosja ato që janë thënë ça kanë dashur. Unë u detyrova dhe firmosa se nuk shoh. Denoncimin më thanë se e ka bërë vajza. Unë e kërkova vajzën në polici se kishte ikur nga shtëpia. Më pas mësova se vajza më kishte denoncuar “, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post