Dy persona kanë grabitur nënë kërcënimin e armëve, kabullin elektrik në minierën e Munellës në Pukë.
Policia, në pamundësi për të identifikuar dhe prangosur grabitësit, i ka vënë prangat dy rojeve të minierës.
Njoftimi i Policisë në Pukë
Më datë 11. 09. 2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. C., dhe Xh. K., 41 e 40 vjeç, banues në Fushë Arrës, roje në minierën e Munellës, pasi më datë 10. 09. 2018, në orët e para të mëngjesit dy persona nën kërcënimin e armës kanë izoluar shtetasin D. C., duke i marrë telefonin, si dhe kanë vjedhur kabullin e energjisë elektrike, kurse Xh. K., duke qenë në një objekt pranë nuk e ka ndihmuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 248 e 139 të Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post