Sesioni i ri parlamentar i ka gjetur sallat ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve me një pamje të re, ku përveç lyerjes, është instaluar dhe vënë në funksionim sistemi i ri elektronik i kamerave dhe mikrofonëve.
Por, kjo duket se ka sjellë shqetësimin e deputetëve, të cilët ndihen nën presionin e përgjimit ’24 orë në 24’.
Deputeti Ilir Beqaj e krahasoi funksionimi e tyre me një Big Brother, çka sjell transmetimin në zyrat qendrore edhe të bisedave që nuk janë në funksion të punës së Kuvendit.
I shqetësuar dukej edhe deputeti Robert Bitri, i cili kërkoi fikjen e kamerës së TV SCAN në momentin që kjo çështje po diskutohej mes anëtarëve të komisionit.
Insistimi i tij u ndal vetëm pas ndërhyrjes së kryetarit të Komisionit parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi, i cili kërkoi regjistrimin e diskutimit.
Ndërkaq, Shalsi tha se nuk kishte informacion për mënyrën e funksionimit të sistemit, por pasi të njiheshin dhe trajnoheshin nga ekspertët, deputetëve do u jepet mundësia të paraqesin edhe shqetësimet e tyre.
Video:
Diskutime rreth kësaj post