Ervin Salianji thotë se do ta pastrojë “peshkun nga koka” duke nënkuptuar se do të heqë të gjithë politikanët që kanë probleme me drejtësinë.
Deputeti demokreat deklaron se sipas tij rreth 200 politikanë janë pjesë e ‘listës së zezë’ dhe se duhen hetuar nga vettingu në politikë.
I ftuar në News 24, ai shprehet skeptik nëse në radhët e opozitës mund të ketë ndonjë figurë që të jetë i përlyer.
“Sot janë 100-200 politikanë që kanë problem dhe qytetarët kërkojnë të hetojnë.
Kjo është në interes dhe në shërim të publikut. Sot ky proces nuk e ndalon hetimin e prokurorisë.
Këtu ka vetëm një frikë të Ramën dhe mazhorancës, për shkak të lidhjes me krimin e organizuar. Që sot nuk ka asnjë pengesë ligjore, as prokuroria të çojë para drejtësisë politikanë dhe familjarë të tyre.
Nëse ikin disa politikanë, por cili është problemi këtu.
Kjo shyqyr që do të ndodh. Vettingu në politikë sjellë një proces të shëndosh.
Ta nisim pastrimin nga koka, por shqiptarët thonë se peshku qelbet nga koka”, tha Salianji.
Diskutime rreth kësaj post