Policia franceze arrestoi një person, i cili u fut me makinë në pistën e aeroportit të Lionit, në juglindje të Francës duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të fluturimeve.
Paraprakisht ai ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar në një autostradë të afërt, duke lëvizur në drejtim të kundërt.
Videot e incidentit, të postuara në mediat sociale treguan disa automjete të policisë duke ndjekur makinën dhe më vonë drejtuesin e saj duke dalë nga makina dhe duke bërë përpjekje për të ikur në këmbë.
Nuk raportohet për persona të plagosur si pasojë e incidentit. Policia ka vënë në pranga një person, identiteti i të cilit nuk bëhët i ditur.
Video:
Diskutime rreth kësaj post