Super-ylli australian ka treguar se po përballet me kancerin përsëri.
Aktorja Olivia Newton-John është diagnostifikuar sërish me kancer, që është diagnoza e tretë në tre dekada.
Ajo ka treguar këtë gjatën një interviste të transmetuar të dielën në CNN. Këngëtarja e aktorja ka thënë se ajo po e trajton sëmundjen me mjekime ‘moderne’ dhe natyrale, pasi e kanë lajmëruar se e ka kancerin në bazën e shpinës.
“Bashkëshorti im është gjithmonë me mua duke më përkrahur dhe besoj që do ta mposht sërish, ky është qëllimi im”, ka thënë ajo, shhkruan Gazeta Express.
Newton-John do të bëhet 70-vjeçare në disa javë, ndërsa ka rritur famën më të madhe kur ka luajtur përkrah aktorit Johna Travolta, në filmi klasik “Grease”.
Artistja për herë të parë është diagnostikuar me kancer të gjirit në vitin 1992, ndërsa për herë të dytë në vitin 2013 një kancer i ri i gjirit i është shpërndarë edhe në kraharor.
Tani, në herën e tretë ajo ka treguar se po merr vaj kanabisi kundër dhimbjeve.
Diskutime rreth kësaj post