Tre të rinj mbetën të plagosur në një aksident të rëndë rrugor mbrëmë në Devoll, ku është mrekulli që ata kanë shpëtuar. Një automjet tip Benz më targë AA 107TL u përplas fuqishëm me një banesë, duke përfunduar më tej e përmbysur në mes të rrugës.
Angels Ago, 22 vjec, shoferi i automjetit humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe si pasojë u përplas me banesën që ndodhet anë rrugës, përplasje që është filmuar nga kamera e sigurisë që kishin familjarët. Goditja është e fortë, makina përplaset më tej ngrihet lart duke u kthyer përmbys.
Ngjarja ndodhi në mbrëmje në orën 21:51 minuta. Shoferi dhe dy pasagjerët në makinë, E.D dhe K.M të dy 22 vjecarë , u dërguan fillimisht në spitalin e Korcës.
Por në orët e para të mëngjesit të sotëm njëri prej pasagjerëve E.D, është dërguar në Tiranë, pasi ka disa plagë në kokë. Të tre të rinjtë tre banues në fshatin Cangonj-Devoll.
Sipas të dhënave të para nga policia e Korçës, drejtuesi i automjetit ka qenë i dehur, pasi të rinjtë po ktheheshin nga një festë. 22-vjeçari që po drejtonte makinën Angels Ago është arrestuar, i janë marrë kampione gjaku për të vërtetuar dyshimet se ka konsumuar alkool.
Në muajt e fundit në Shqipëri janë regjistruar mjaft aksidente, ndërsa shumë persona kanë humbur jetën dhe të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Foto:
Video:
Diskutime rreth kësaj post