Nga data 1 janar e vitit 2019 në zonat e banuara nuk do të ketë më kazino elektronike.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë tha se qytetet do të çlirohen nga ky aktivitet.
Po ashtu, Ahmetaj bëri të ditur se edhe bastet sportive do të jenë në distancë 200 metra nga njera-tjetra.
“1 janari 2019, dua ta deklaroj për qytetarët sepse deputetët e dinë, nuk do të ketë shtyrje të ligjit sa i përket largimit të kazinove elektronike nga qytetet. Në 1 janar nuk do të ketë më në qytet kazino elektronike, do të largohen nga qyteti dhe këtë vendim e ka marrë kjo mazhorancë, e ka marrë mazhoranca e PS, qeveria e PS. Në 1 janar dua ta ndaj me qytetarët, dua ta ndaj me kompanitë, dua ta ndaj dhe me ju nuk do të ketë më kazino elektronike, në bazë të ligjit kazinotë elektronike do të largohen në zona ku me ligj do të lejohet ky aktivitet që nuk ka lidhje me zonat e urbanizuara. E dyta, në bazë të definicionit të ligjit do të ushtrohen klauzolat e rrallimit të zyrave të basteve, 1 në 200 metra. I kemi rritur taksimin, Fatos Nano e la me 20, Saliu e bëri me 10 ne po i nxjerrim jashtë qyteteve”, tha Ahmetaj.
Diskutime rreth kësaj post