Mbrëmjen e djeshme në Dibër të Madhe u përballën në kategorinë e peshave të mesme në WBU, boksieri shqiptar Gjetan Keta dhe boshnjaku Sladan Janjanin. Duke qenë superior gjatë gjithë kohës, Keta mundi rivalin dhe u shpall kampion bote. Një ndër njerëzit e pranishëm në arenë, ishte edhe Ambra Meda, e cila nuk ngurroi të shprehte emocionet për një ndeshje të tillë dhe sigurisht t’u jepte zemër njerëzve që dikur gati “sa nuk dhanë dhe shpirtin” për të.
“Vijnë momente në jetë kur lutesh dhe përlotesh njëkohësisht. Erdha të përkrah ata që dikur dhanë shpirtin që unë të buzëqeshja sërish. Dua t’ju shoh gjithmonë kështu me fitore të tilla që të ngrejnë zemrën peshë dhe të bëjnë të kuptosh se FAMILJA ËSHTË GJITHÇKA!”, shkruan ajo në postimin e parë në Instagram, i cili pasohet nga një i dytë shkruan Anabel.
“Ndërsa ky postim shkon për atë, që e shihja të shqetësuar në çdo moment teksa i jepte zemër Gjetan Ketës. Për atë, që më mësoi se në jetë duhet të bësh gjithçka që të buron nga shpirti për të qenë një kampion i mirë brenda teje. Faleminderit që më mësove të mos dorëzohem dhe sot të jem më e fortë se kurrë! Përtej fitores së ndeshjes, ju keni fituar zemrat tona. Urime!”, shkruan ajo për djalin tjetër të familjes Keta.
Në vitin 2013, Ambra Meda u diagnostikua me një sëmundje të rëndë tumorale, një formë jashtëzakonisht e rrallë nga e cila njiheshin në atë kohë vetëm 130 raste në botë. Pas trajtimeve në Mynih të Gjermanisë, operacioneve e kimioterapive, mjekët gjermanë ia dolën ta shpëtonin dhe kështu Ambra u kthye në të vetmin rast të suksesshëm në botë.
Personalitete të ekranit shqiptar dhe artistë të shumtë iu bashkuan thirrjes për të shpëtuar Ambrën, ku boksierët Ismail dhe Gjetan Keta ishin mbështetësit e saj më të mëdhenj. Ata mirëpritën Ambrën dhe familjen e saj në shtëpinë e tyre, mbuluan një pjesë të shpenzimeve si dhe qenë pranë saj për t’i dhënë forcë. Ndërhyrja kushtoi 300 mijë euro, 70 mijë prej të cilave u mblodhën nëpërmjet ndihmave të qytetarëve shqiptarë, gati 200 mijë i mbuloi bashkia e Mynihut, ndërsa pjesën tjetër e mbuluan vëllezërit Keta.
Dikur, edhe pse e shtrirë në shtratin e spitalit, e rrethuar nga tuba e aparatura mjekësore, nuk rreshti së falenderuari për mbështetjen që i dhanë, dhe siç kuptohen nuk do të rresht kurrë.
Diskutime rreth kësaj post