Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në fshatin Kamenicë të Korçës, ku një 54-vjeçar qëlloi me sende të forta ish-dhëndrin 25-vjeçar.
Mësohet se shkak është bërë mos njohja e atësisë së fëmijës nga 25-vjeçari që Nizami Bezati të qëllojë me sëpatë 25-vjeçarin Aleksandër Maksutin, i cili është nisur me helikopter drejt Tiranës për shkak të plagëve të rënda.
Njoftimi i policisë:
Plagos me mjet të fortë ish-dhëndrrin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, shoqërohet në Komisariat.
Më datë 09.09.2018, rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë-Korçë, ka ndodhur një konflikt midis shtetasit Nizami Bezat, rreth 54 vjeç, banues në Kamenicë dhe ish-dhëndrrit të tij shtetasit S.M, rreth 25 vjeç, banues në Kamenicë.
Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, shtetasi Nizami Bezat, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë dhe ka plagosur shtetasin S.M, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore. Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Diskutime rreth kësaj post