Në një deklaratë ditën e sotme, kryeministri grek, Alexis Tsipras ka folur për negociatat me Shqipërinë, duke u shprehur se bisedimet janë në një klimë pozitive. Tsipras ka theksuar se Greqia e mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.
“Negociatat po zhvillohen në nivel ministrash të jashtëm të dy vendeve. Ato janë çështje të vështira, por bisedimet janë në klimë pozitive. Është e qartë në mënyrë që Greqia të mbështesë hapjen e kapitujve të negociatave të integrimit duhet që të kryen një sërë reformash dhe premtimesh që ka bërë qeveria shqiptare”, tha kryeministri grek, përcjell tch.
Ai foli edhe për çame, duke thënë se ajo nuk ekziston. “Disa përpiqen të fusin nga “dritarja” çështjen çame. Nuk ekziston kjo çështje”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post