Një grup zhytësish kanë gjetur në një anije të zhytur që besohet se përmban thesar me vlerë dhjetëra miliona euro, shkruan ‘Ansa’.
Anija i përket mbretit të Italisë, e zhytur në Adriatik në vitin 1866 në betejën e famshme detare të Lisë (Vis në kroatisht).
Kjo është transmetuar nga mediat kroate, të cilët citojnë gjuetarin e thesareve nënujore, Lorenzo Maroviç nga Liza.
Sipas një legjende që prej një shekull e gjysmë, në kohën e fundosjes së fregatës të Marinës Mbretërore, kishte brenda saj një sasi të konsiderueshme ari që do të shërbente për shpenzimet e qeverisë së përkohshme italiane në Dalmaci, në rast fitoreje të marinës italiane në Austri gjatë Luftës së Tretë të Pavarësisë.
Foto:
Video:
Diskutime rreth kësaj post