Moti do të vazhdojë të sjellë surpriza gjatë këtyre ditëve.
Sipas parashikimit të motit Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperaturat do të jenë të larta prap.
Më poshtë parashikimi i motit për sot pasdite e nesër:
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër mundësitë për reshje janë të pakta, reshje lokalisht të dobëta priten në Elbasan dhe Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona shumë të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër (jo më shumë se 1 orë), më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasdites së sotme.
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 30 °C
në vendet e ulëta: 18 / 32 °C
në vendet malore: 12 / 27 °C
Era
Sot pasdite dhe nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare.
Zjarret në pyje
Sot pasdite dhe nesër pritet nivel ‘i moderuar’ rreziku në shumicën e qarqeve të vendit.
Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë pritet nivel ‘I ULËT’ rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Ndërmjet qarqeve me nivel ‘i moderuar’ veçojmë qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Fier ku rreziku pritet të jetë më i lartë.
Rreziku për zjarre pritet të jetë më i lartë kryesisht gjatë ditës së nesërme.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post