Ai hedh akuza të forta se kjo substancë e cila në shumë vende të botës ka dalë nga qarkullimi në Shqipëri mund të gjendet shumë lehtë.
“Pa dyshim kjo vjen jo vetem nga indiferenca, mos dija, amullia, mungesa e profesionalizmit, por dhe shume nga perfitimet e pa ligjeshme e korruptive qe sigurohen nga kjo menyre “liberale” importi, tregtimi, shperndarje e perdorimi te kesaj substance qe po vret pa pushim”- shkruan ai.
Postimi i Tritan Shehut
Ndersa Fostoxina po vret si ne lufte, institucionet vetem….!
Perseri disa raste te reja vetevrasje me fostoxine.
Ne vitin 2017 numri i vdekjeve nga suicidet me kete substance shkojne ne 52 raste vetem ne QSUT, shifer kjo tejet e larte e kryesisht me te rinj.
Vdekjet, pothuajse te sigurta e tragjike nga kjo substance, arrijne ne mbi 72% te atyre nga substancat toksina.
Dhe Fostoxina vazhdon ne Shqiperi te importohet, tregtohet, perdoret krejt pa kontrolle ose aspak strikte keto, e gjen gjeresisht, e blen lehtesisht dhe pastaj e perdor….jo vetem per mbrojtjen e produkteve bujqesore.
Fostoxina sot ne shume nga vendet e zhvilluara eshte hequr nga perdorimi, pra nuk tregtohet, duke u zevendesuar me analoge jo toksike.
Ne vendet ku kjo vazhdon te perdoret akoma ne bujqesi, i nenshtrohet per kete rregullave shume rigoroze te importit, tregtimit, shitjes, perdorimit, kontrollit, pikersisht per tu perdorur vetem e strikt nga fermeret.
Suicidet nga Fostoxina pervecse ne Shqiperi kane qene problem edhe ne Indi a diku tjeter, ku rreziku eshte minimizuar edhe duke e tregtuar ate vetem me ambalazhe speciale, qe bejne te pa mundur perdorimin e saj nga njeriu.
Ndersa ne Shqiperi vazhdon te beje masaker te vertete, megjithese ky problem eshte ngritur disa here ne media, Kuvend, konferenca etj, institucionet perkatese si Ministria e Bujqesise, e Shendetesise, Prokuroria, Avokati i Popullit etj nuk ndjehen.
Pa dyshim kjo vjen jo vetem nga indiferenca, mos dija, amullia, mungesa e profesionalizmit, por dhe shume nga perfitimet e pa ligjeshme e korruptive qe sigurohen nga kjo menyre “liberale” importi, tregtimi, shperndarje e perdorimi te kesaj substance qe po vret pa pushim.
Deri kur keshtu me!!
Diskutime rreth kësaj post