Drejtonte kamionin ngarkuar me dru zjarri, qe dyshohet se ishte blere me fatura false dhe pa dokumentacionin e nevojshem. Perfundon ne pranga shoferi ne Korce, nderkohe qe hetohet i lire edhe administrator i një firme tregëtimi lëndësh drusore.
Njoftimi i policise
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Daniel Shaqe, 37 vjeç, banues në Korçë.
Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:
Th.Th, 64 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë administrator i një firme tregëtimi lëndësh drusore).
Pasi në fshatin Floq-Korçë, shtetasi Daniel Shaqe u kap duke drejtuar mjetin kamion tip “Benz”, në të cilin iu gjetën 8m3 dru zjarri, me fatura të dyshuara si të falsifikuara, sasi të cilën dyshohet se e ka blerë tek firma e shtetasit Th.Th, pa dokumentacionin tatimor.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 186 dhe 180 të Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post