Banka e Shqipërisë miratoi dje në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës raportin e stabilitetit financiar për 6 muajt e parë të vitit.
Raporti vlerëson se sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm dhe me tregues pozitiv të perfomancës. Gjithashtu pritet që së shpejti të qarkullojë në treg edhe kartëmonedha 10 mijë lekëshe, raporton panorama.
Këshilli Mbikëqyrës miratoi vizatimet e kartëmonedhës së re dhe elementët e sigurisë. Më herët në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të dhjetorit të vitit 2017, Banka e Shqipërisë miratoi edhe tematikën e kartëmonedhës shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10.000 lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT: “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”. Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.
Diskutime rreth kësaj post