Edi Rama ‘vdes’ për fishekzjarrë dhe spektakle propagandistike, veçanërisht ku ato kanë impakt ndërkombëtarë. Kështu bëri edhe me emigrantët afrikanë të anijes, ‘Diciotti’, të bllokuar në Itali kur u vet-ofrua për të marrë në Shqipëri, 20 prej tyre.
Edhe pse Bashkimi Europian e quajti këtë veprim butaforik të jashtëligjshëm, që shkel konventat e klubit për emigracionin, këtu në Shqipëri nisi të bëhet gati skena e spektaklit.
Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Hoda, e ngarkuar nga kryeministri për të drejtuar këtë operacion, disa herë ka deklaruar për mediat se po merren të gjitha masat për strehim, ushqim dhe përkujdesje shëndetësore të emigrantëve.
Por ndërkohë që në Shqipëri qeveria po bëhet gati për spektaklin propagandistik me përmasa ndërkombëtare, shumica e emigrantëve afrikanë që Edi Rama morri përsipër të marrë nga Italia pa dëshirën e tyre, sapo lajmi ka marrë dhenë se do të përfundojnë në Shqipëri, ja kanë mbathur edhe nga Italia e ëndërruar që kishin si destinacion dhe nuk po gjenden gjëkundi.
Kështu agjencia e lajmeve ‘Ansa’ njofton, se ditën e djeshme rreth 40 emigrantë të anijes ‘Diciotti’ janë zhdukur në Itali. Ata janë larguar nga qendra ‘Roça di Papa’ përpara se të niseshin drejt dioqezave mikpritëse, ndërsa të tjerë në pritje të udhëtimit për në Shqipërinë e Edi Ramës, kanë humbur gjurmët me të mbërritur në qendrat e ‘Caritas’-it.
‘Ishin kaq të dëshpëruar-theksojnë nënsekretarët e Ministrisë së Brendshme, Stefano Candiani dhe Nicola Molteni-saqë kanë preferuar të heqin dorë nga ushqimi dhe akomodimi i garantuar për të shkuar kushedi se ku’.
Duket se lajmi se do të përfundojnë në Shqipëri ka qenë një nga shtysat e fundit, që i ka detyruar këta emigrantë të dëshpëruar t`ja mbathin edhe nga një vend si Italia.
Diskutime rreth kësaj post