Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë.
Nga raportimet e para mwsohet se i plagosuri wshtw shtetasi Martin Doda, 34 vjec.
Ndërkohë policia bëri me dije se janë shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në vendin e quajtur “Ura e Prekanit” në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit – Tales, është plagosur me armë zjarri shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Tale, i cili është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale, të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post