Një grup italo – shqiptar që merrej me trafikun e emigrantëve klandestinë shqiptarë nga Italia drejt Britanisë së Madhe është shkatërruar nga policia e vendit fqinj.
Me urdhër të Prokurorisë së Romës e të Drejtorisë së Antimafias italiane janë vënë në pranga 8 persona, shtetas italianë e shqiptarë, me akuzën e trafikut të emigracionit klandestinë, falsifikim dokumentash e mashtrim të akteve zyrtare.
Operacioni i policisë së Romës i koduar “Toëer Brigde” ka mundur të zbardh skemën e aktiviteti kriminal të këtij grupi.
8 të arrestuarit kishin krijuar një urë të vërtetë lidhëse mes Italisë dhe Britanisë së Madhe për të favorizuar emigrimin ilegal të emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe.
Operacioni “Tower Bridge ” u krye në bashkëpunim me policinë e Londrës.
Diskutime rreth kësaj post