Deputeti i PS-së, Ervin Bushati, i ftuar në ‘Report Tv’ ka folur mbi ngjarjet e fundit në vend.
Ndër to, Bushati ka deklaruar se Policia e Shtetit ka bërë të mundur zbardhjen e 4 prej 6 vrasjeve të ndodhura në Shkodër, por pa dhënë më shumë detaje se për cilat prej vrasjeve bëhej fjalë.
“4 nga 6 vrasjet e ndodhura janë zbardhur dhe po punohet dy të tjerat. Policia e Shtetit nuk është as e PD-së, as e PS-së. I vetmi vend kur duhet të diskutohet për këto çështje është në parlament. Sa i përket zbardhjes së ngjarjeve, ministri foli dje në Kuvend dhe nëse doni më shumë detaje ftojeni. Unë nuk jam ministër i Rendit.”
Deri më tani në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, më e fundit është ajo e është Arjan Ferracakut, 31 vjeç. Biznesmeni i njohur u gjet i ekzekutuar në Livadhe, në periferi të qytetit. Nga muaji qershor deri sot në Shkodër janë regjistruar 6 viktima dhe dy persona të zhdukur. Bëhet fjalë për Agron Mollaj dhe Gëzim Hysaj, dajë e nip, të zhdukur prej 23 gushtit.
Skeda e vrasjeve në Shkodër: Në 18 qershor u vra Mehdi Kavaja; në 15 korrik u vranë Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci; në 10 gusht u vra Fatbardh Lici; në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa; në 27 gusht u vra Prendush Fusha dhe në 1 shtator u vra Arjan Ferracaku.
Deri më tani policia nuk ka nxjerrë asnjë deklaratë zyrtare mbi hetimet që po bëhen në Shkodër për vrasjet dhe për autorët e tyre. I vetmi autor i kapur është Alfred Pëllumbi, i cili vrau me thikë pas një konfliti pronësie 54-vjeçarin Prendush Fushaj./Report tv
Diskutime rreth kësaj post