Një anije cisternë u përplas me një urë që lidh aeroportin Osaka Kansai me kontinentin japonez, duke shkaktuar dëmtime në disa pjesë të saj. Përplasja ndodhi, pasi Japonia është goditur nga tajfuni më i madh në këto 25 vjet. Pamjet e frikshme në video, tregojnë sesi anija përplaset me urën. Anija, e cila peshon më shumë se 2500 ton, shkaktoi dëmtime të mëdha në urë, por fatmirësisht asnjë nga ekuipazhi i saj nuk u plagos.
Ndërkohë, reshjet masive të shiut shkaktuan përmbytje edhe të aeroportit. Të gjitha fluturimet janë pezulluar. Tajfuni “Jebi” goditi të dielën Japoninë dhe është stuhia më e fortë që ka goditur vendin në 25 vjet. Të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë u plagosën, ndërsa “Jebi” solli erëra të fuqishme në perëndim të vendit. Agjencitë meteorologjike kanë paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjes së dheut, përmbytjeve dhe tornadave.
Video:
Diskutime rreth kësaj post