Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme në Shkodër, në qytetin ku së fundmi kanë ndodhur një sërë ngjarjesh kriminale. Basha tha se PD nuk mund të bashkëpunojë dot me këtë qeverisje, e cila është bërë njësh me krimin dhe nuk iu kthen qytetarëve rendin dhe sigurinë publike.
“Në më pak se tre muaj, në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje dhe janë rrëmbyer 2 persona. Nga mediat lokale është mësuar se janë rrëmbyer edhe 2 fëmijë, që janë lënë të mirë vetëm pasi mafia ia ka dalë të marrë gjobvënien. Këto janë ditë të zeza për Shqipërinë, ku ka vrasje dhe ngjarje të rënda të krimit dhe nuk ka persona të arrestuar”, u shpreh Basha. Për Bashën, duhet të marrë fund terrori për shkodranët dhe shqiptarët e duhet të vendoset qetësia. Në takim ishte i pranishëm edhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili e deputetë të tjerë opozitarë.
Video:
Diskutime rreth kësaj post