Mëngjesin e sotëm një tjetër gazetar u kanos me pistoletë në kokë, ndërsa po filmonte në lagjen numër 4, ku pati një shpërthim tritoli, pranë një lokali.
Sipas policisë, lokali është në pronësi të Llesh Burakut, 53 vjeç, banues në Laç, i cili dyshohet të ketë qenë edhe objektivi i shpërthimit, fatmirësisht vetëm me dëme materiale.
Siç raporton Report tv, gazetari Julian Shota është kërcënuar nga pronari, ndërsa po filmonte në vendin e ngjarjes.
Menjëherë, pasi u kërcënua ai ka kontaktuar me Shefin e Komisariatin për ngjarjen e paprecedentë, por ka marrë prej një përgjigje arrogante, duke i thënë se ai ndodhet momentalisht me pushime.
“Jam me leje. Të fala”, ka qenë përgjigja e kreut të policisë së Kurbinit, Erdit Rreçeku.
Po ashtu, sipas gazetarit të kërcënuar me pistoletë nga pronari i lokalit, i cili nuk është i panjohur për policinë e Kurbinit, nuk kishte asnjë efektiv policie pasi ndodhi shpërthimi me eksploziv. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Diskutime rreth kësaj post