Dasmat luksoze janë një trend që nuk do të kenë kurrë rënie, të paktën jo për ata që ua mban xhepi.
Kështu, në Moskë është duke u martuar nipi i Umar Dzhabrailov, një biznesmen dhe ish-senator i Republikës Çeçene.
Çifti është martuar tashmë, por po përgatiten për një festë pas martese, ku të pranishëm do të jenë mbi 500 vetë në restorantin Safisa.
20-vjeçari Akhmed Dzhabrailov dhe 18-vjeçarja Khava Zaurbekova vlerësohet se kanë kryer një nga dasmat më të shtrenjta ndonjëherë, ku vetëm torta kalonte shifrën 40 mijë euro.
Nusja është marrë me avion privat nga Grozdy që u ka kushtuar 115.000 dollarë dhe të veshur kishte një fustan që kushtonte më shumë se 200 mijë dollarë, i qëndisur nga dizajneri i famshmën libanez Zuhair Murad.
Po ashtu të ftuarit ishin të gjithë me veshje super të shtrenjta, ku Maria Chigirinskaya një vajzë oligarkësh rusë kishte veshur një fustan që kushtonte 205.000 $. Ndërsa, Maryam dhe Elina Bazhaeva, gjithashtu bija të një oligarku mbanin veshje me vlerë 219.700 dollarë secila.
Sipas babait të dhëndrit, Khussein Dzhabrailov, artistët çeçenë do të vijnë në Moskë për të organizuar këtë ngjarje, dhe atë natë nuk do të ketë asnjë interpretues rus apo të ndonjë kombësie tjetër.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post