Kryeministri Edi Rama dhe ekipi i tij i ministrave janë ndalur sot në Vlorë, në kuadër të takimeve të post-sezonit të verës.
Rama u shpreh se ky ka qenë një sezon i suksesshëm falë edhe rojeve të plazhit, ku një pjese të tyre iu shpërndau dhe medalje. Per pasoje nuk mund të mungonin as batutat mes një të riu vlonjat, të cilin kryeministri e detyroi që të zhvishej në mënyrë që t’i shihte gropën që i ishte bërë në gjoks nga mburrjet e shumta.
“Hiqe bluzën, nxirre pak gropën këtu (te gjoksi), shikoni sa e ka gropën, tamam vlonjat. Mos harro të vishesh tani, kemi edhe vajzën tani këtu, boll….”, ishte batuta e Ramës për të riun.
Video:
Diskutime rreth kësaj post