Një i ri është vënë në pranga pasi akuzohet se ka vjedhur kasafortën e kushëririt të tij.
Ngjarja ka ndodhur në Shëngjin në një lokal. Sipas policisë së Lezhës, në pranga është vënë Mariglen Lari.
Njoftimi i Policisë së Lezhës:
Vjedh tek kasaforta e lokalit të kushëririt të tij një shumë të konsiderueshme monetare, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori.
I sekuestrohen edhe paratë e vjedhura
Më datë 31.08.2018, nga forcat policore të Stacionit të Policisë Shëngjin dhe Komisariatit të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :
– Mariglen Lari, 22 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas, dyshohet se ka vjedhur në kasafortën e një lokali në Shëngjin, në pronësi të kushëririt të tij, shumën monetare prej
– 7.265 Euro
– 120 Paund
– 45.300 Lekë ( të reja), të cilat i kishte hedhur në një kosh mbeturinash për ti fshehur, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale.
Materialet proçedurale në ngarkim të tij, do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale ” Vjedhja” parashikuar nga neni 134 /1 i Kodit Penal.
Video:
Diskutime rreth kësaj post