Erion Veliaj ka bërë një vizitë në Njësinë Bashkiake nr.8 duke folur mbi investimet e bashkisë së Tiranës në këtë lagje, e cila njihet ndryshe edhe si lagja e tironsëvë të vërtetë.
Jo më kot, ndryshe nga herët e para, Veliaj ka sulmuar nga kjo lagje edhe Jorida Tabakun duke thënë: Nga kjo lagje kanë dalë edhe kryetare apo nënkryetarë bashkie, por ate nuk kanë bërë për të aq sa po bëjmë ne.
Nuk duket aspak e rastësishme vizita e Veliajt pikërisht tani në këtë lagje dhe aq më pak të tilla deklaratat e bëra duke sulmuar për herë të parë pikërisht Jorida Tabakun.
Edhe pse nga kampi demokrat nuk ka ende një ide të qartë për kandidatin e tyre për Bashkinë e Tiranës, ose të paktën kështu duket, Erion Veliaj e ka nuhatur atë.
Wshtë pikërisht Jorida Tabaku dhe ai ka filluar pikërisht sulmin ndaj saj.
Nga qendrimi i sotëm i kryebashkiakut duket se ai ka gjetur kundërshtaren e tij demokrate në zgjedhje pas 10 muajsh ose po luan për të forcuar Tabakun në sytë e demokratëve për t’a projektuar si një kandidate që mund t’a mundë më lehtë në zgjedhje.
Ndodh rëndom sot që pushtetet të projektojnë edhe opozitën e tyre, mbetet për t’u parë nëse edhe kjo është një histori e tillë. /albeu
Diskutime rreth kësaj post