Një pacient “hemofilik”, i dëmtuar me mjet prerës e që kishte humbur gjak, rastisi të ishte i shtruar në spitalin e Sarandës, ditën që shkoi me “mision human” presidenti Ilir Meta, për të dhuruar gjak e për të bërë thirrje publike, për dhurim masiv gjaku, apel që ka nisur ta bëjë shpesh, pas kthimit nga pushimet 20 ditore në bjeshkët e Kosovës.
Infermierja që do t’i bënte transplantin e gjakut, i tha gjithë humor: – “Qënke me shumë fat, mbasi do marrësh gjak të freskët, nga i Presidentit të Republikës, do bëhesh i madh”.
Mirëpo siç tregon qytetari, disa orë pas marrjes së gjakut të Ilir Metës, i ndodhi çudia.
Si “me magji”, iu bë një ves, të cilin jo vetëm nuk e kishte pasur kurrë në praktikë në jetën e tij dhe në situata mbijetese, por as nuk e kishte shkuar në mendje.
Pas marrjes së gjakut, rrëfen ai, fillova të vjedh sendet e pacientëve të dhomës, pajisje të spitalit dhe çantat e infermiereve e vizitorëve./Pamfleti
Diskutime rreth kësaj post