“Kam qenë gjithmonë mbipeshë, por mundohesha ta injoroja këtë derisa isha studente. Të gjithë miqtë e mi ishin në formë perfekte dhe të dobët, por unë nuk kisha energji dhe vullnet për të humbur peshë,” tregon Anna Yates, 25-vjeçarja britanike që humbi 38 kg brenda vitit pasi u diagnostikua me kancer të lëkurës. Anna peshonte 120 kg kur shkoi në udhëtim me shoqen e saj më të mirë dhe u dogj nga dielli gjatë udhëtimit.
Por nuk i kushtoi rëndësi, derisa nëna e saj Karolyn u shqetësua për ndryshimet që kishte pësuar dy muajt e fundit nishani që ajo kishte në krah. Ajo iu nënshtrua një operacioni për heqjen e nishanit, i cili kishte dalë nga ekzaminimet se ishte melanomë kanceroze. Doktorët e paralajmëruan se rrezikonte që këto qeliza kancerogjene të zhvilloheshin edhe në pjesë të tjera të trupit nëse nuk do të kujdes për veten. Më pas asaj i vdiq gjyshi nga kanceri në pankreas, çka e bëri Anën të nxitej më shumë për t’u kujdesur për veten.
“E kisha zemrën e thyer, por e dija që ishte koha që të kujdesesha për veten. Vendosa të dobësohem në mënyrë të shëndetshme. Aktiviteti fizik fillimisht më trembte, por pastaj filloi që të më kthehej në nevojë. Gjithashtu i kushtova kujdes ushqimit. Që kur kam humbur peshë, ndihem një person krejtësisht ndryshe dhe tani mund të vesh çdo gjë që dua”, përfundon Ana.
Diskutime rreth kësaj post